Hoteli i parë 'Louis Vuitton' në Paris do t'ju mahnisë

Louis Vuitton vjen vitin e ardhshëm, me hotelin e tij të parë në Champs-Élysées, Paris. Ndonëse pa një datë konkrete hapjeje, projekti pritet të bëhet realitet në gjysmën e dytë të 2026-ës.

Brand-i po transformon një ndërtesë historike në një destinacion që bën bashkë modën, trashëgiminë e markës dhe simbolin e saj karakteristik, sëndukun me monogramin LV, duke synuar një standard të ri në mirëpritjen luksoze Pariziene.

Ndërtesa e stilit Art Nouveau dikur ka shërbyer si vendndodhje për “Hôtel de l’Élysée, ndërsa sot është në proçes rinovimi për projektin e ri. Dizajni pritet të përfaqësoj elegancën franceze dhe luksin e hotelerisë ekzkluzive.

Projekti pritet të jetë një pikë e rëndësishme për turizmin në Paris dhe do ofrojë një eksperiencë të veçantë në zemër të qytetit, jo vetëm për pushuesit dhe klientët, por edhe për ato që do të zgjedhin të konsumojnë një vakt apo një kafe në ambientet e hotelit.