FOTO/ Organizatori i vrasjes tek 'Komuna e Parisit, në krah të ekzekutorit

Zbulohet fotoja e organizatorit të dytë të atentatit te “Komuna e Parisit”, ku mbeti i plagosur Mariglen (Lorenc) Hoxha. 

Ai është Klajdi Kodra, person i dënuar më parë me burg për një ngjarje në vitin e shkuar. Kodra ishte i lirë, edhe pse në gusht të 2016 plagosi dy vëllezër po te “Komuna e Parisit” për një borxh, shkruan panorama. Bëhet fjalë për Flamur Cullajn dhe vëllanë e tij. Me sa duket, Kodra është i forti i “Komunës së Parisit”, pasi një vit më vonë u bë sërish protagonist, së bashku me Dejvi Rusmeajn.

Gjithashtu, Kodra është plagosur edhe në vitin 2013, gjatë një konflikti te “Komuna e Parisit” si edhe është arrestuar mbi pesë herë nga Policia për vepra të ndryshme penale.