Përfaqësuesi i PD-së: Qeveria Rama është ndërtuar mbi hajdutërinë dhe shpopullimin
Gjatë fjalës së tij në foltoren e Partisë Demokratike, përfaqësuesi i degës nr. 2, denoncoi ashpër qeverinë Rama, duke e akuzuar për korrupsion, propagandë mashtruese dhe politika të qëllimshme që, sipas tij, kanë sjellë shpopullimin e vendit.
Ai theksoi se reformat territoriale dhe ato në drejtësi kanë dëmtuar rëndë zonat rurale dhe aksesin e qytetarëve në drejtësi, duke vrarë shpresën te shqiptarët. Sipas tij, e vetmja rrugë për ndryshim mbetet revolta qytetare dhe protestat në çdo qytet e fshat të vendit, për t’i dhënë fund qeverisjes aktuale.
Përfaqësues i degës numër 2: Si përfaqësues i degës dy, si avokat, të flas para jush, njerëzve të lirë, të mrekullueshëm të Partisë Demokratike. Nga do ta kapish, kjo qeveri është e
e kontaminuar nga hajdutllëku dhe propaganda mashtruese. Çdo VKM, çdo ligj, çdo reformë e këtyre viteve, është bërë me një qëllim, shpopullimin e shqiptarëve.
Shikoni fshatin. Reforma territoriale ishte e tillë, u bë e tillë, që zonat e komunave, zonat rurale të mos merrnin asnjë lloj shpërblimi, asnjë lloj, as për tokën bujqësore, as për prodhimet bujqësore, me qëllimin e vetëm të largoheshin. Sot fshati shqiptar këndojnë qyqet dhe është shtuar kafshë të egra.
Reforma në drejtësi, në vitet 2016-2022 janë ndërtuar gjykata apeli të reja në Shkodër, në Gjirokastër, në Berat, në Korçë dhe ka dy vjet që është vënë dryni dhe e gjithë Shqipëria vjen në Gjykatën e Apelit të Tiranës, ku ka 70.000 dosje stiv, ku gjyqet jepen në dhomë këshillimi, ku gjyqet zgjasin mbi 10 vjet. Qëllimi i vetëm, shqiptarët të mërziten, të largohen nga Shqipëria.
Kur vjen tani shikon për kafene të Tiranës në këto momente, shumë njerëz në kafene, të cilët nuk vijnë në protestën e opozitës.
Ka një arsye, kanë, është vrarë shpresa. Kjo qeveri punoi që këto vite të vriste shpresën. Vit pas viti është vrarë shpresa. E vetmja mënyrë është revolta, është protesta
në çdo qytet, në çdo fshat, në çdo qendër të banuar, me qëllim t'i shkurtohen ditët qeverisë së Ramës, e cila si bosht ideologjik ka hajdutërinë dhe propagandën mashtruese.