SYRI TV/ Ansambli Kombëtar dhe mysafirët nga Ukraina, Kastrati: Po mësojnë këngët e vallet shqiptare
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve ka hapur dyert për një workshop të veçantë me artistë nga Ukraina, ku po punohet mbi valle dhe këngë popullore shqiptare. Përvoja e përbashkët do të mbyllet me një koncert final më 19 dhjetor, duke sjellë në skenë një ndërthurje të pasur të traditave shqiptare dhe ukrainase.
Syri TV
Në sallën e valles të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve po zhvillohet një workshop i veçantë, ku artistë nga Ukraina po mësojnë valle dhe këngë popullore shqiptare. Ky aktivitet kulmon më 19 dhjetor me një koncert final, ku artistët shqiptarë dhe ata ukrainas do të interpretojnë së bashku valle dhe këngë popullore të të dy vendeve. Drejtori artistik i Ansamblit, Sokol Marsi, përshkruan atmosferën e punës dhe përgatitjet për koncertin.
Mjeshtri i valles, Genc Kastrati tregon më shumë për historikun e këtij bashkëpunimi.
Ky bashkëpunim ndërkulturor premton një shfaqje unike për artdashësit, duke sjellë në skenë muzikën dhe vallet e traditës shqiptare dhe ukrainase, në një repertor të pasur.