SYRI TV/ Balla konfirmon se Endri Shabanin e zgjodhi PS: PD s’mund ta zgjidhte me 36 votat që ka

Nëse Partia Demokratike do të bojkotojë komisionet biparatizane për reformën zgjedhore dhe atë territoriale, mazhoranca do ti finalizojë këto reforma pa opozitën.  Kërcënimin e Edi Ramës e artikuloi kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla në përfundim të mbledhjes së grupit. Nga ana tjetër Taulant Balla konfirmoi se avokatin e Popullit Endri Shabanin e zgjodhi Partia Socialiste, pasi  Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike me vetëm 36 deputetë nuk mund ta zgjidhte avokatin e popullit.

Syri TV

Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar opozitën se nëse bojkoton komisionet për reformën zgjedhore dhe territorialen, mazhoranca do ti mbyllë ato e vetme.

Ishte kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla, që në reagimin e tij për mediat theksoi se mazhoranca ka shumicën dhe nuk do pranojë asnjë tentativë të Partisë Demokratike për t’ju imponuar.

Nga ana tjetër Taulant Balla konfirmoi se avokatin e Popullit Endri Shabanin e zgjodhi Partia Socialiste, pasi  Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike me vetëm 36 deputetë nuk mund ta zgjidhte avokatin e popullit.

Balla kërkoi që PD të reflektojë dhe të mos e ndërpresë bashkëpunimin me mazhorancën.