Rekord klikimesh makina e shqiptarit që fluturonte si avion në autostradën serbe

Policia serbe e trafikut, më 2 gusht, ka ndalur në autostradën Beograd – Novi Sad një makinë me targa të Republikës së Kosovës, i cila ishte duke lëvizur me një shpejtësi prej 300 km/h. Saktësisht 289 km/h.

Njesia policore me mbështetje nga Stara Pazova nuk e pati të lehtë ta kapte këtë makinë të shqiptarit, që iu ra si “bombë” në autostradën e Serbisë. Policia serbe arriti ta ndalojë vetëm falë një stacioni pagesash, ndryshe u iku... fluturoi për në Hungari. Branda saj gjetën një shtetas me kombësi shqiptare, që e gjobitën 100.000 dinarë ose 840 euro.

Sipas mediave serbe, javën që shkoi, ky lajm pati “klikime” dhe "like", lajmi i “fluturimit” të shqiptarit me makinën e tij në autostradën e Serbisë, me shpejtësi të lartë sa e avionit, siç raporton Presheva jonë. Ky lajm për shpejtësinë 300 km/h, apo 289 km/h, ishte arsye e mjafttueshme për një diskutim të përgjithshëm se si Serbia t'i sanksionojë shoferët e huaj që shkelin rregulloret.

Është e qartë se Serbia nuk është ende në sistemin evropian të ndëshkimit automatik të shoferëve të huaj dhe pa këtë, efekti i plotë i matjes së shpejtësisë mesatare në autostrada nuk ka kuptim të plotë. Sepse nëse fotografia në shtëpi dhe dënimi është i vlefshme për serbët, ai nuk ka fuqi tek të huajt, për shkak të një protokolli që nuk është nënshkruar në nivelin më të lartë.