Superkupa e Italisë 2025-2026/ Si funksionon turneu në Riad

Superkupa e Italisë do të luajë brenda pak ditësh edicionin e 38-të në Riad të Arabisë Saudite.

Ashtu siç u organizua edhe vitin e kaluar katër ekipe do të luajnë dy gjysmëfinale (18 dhe 19 dhjetor), ndërsa fituesja do të vendoset nga finalja e 22 dhjetorit.

Të gjithë takimet do të mbahen në orën 20:00 (22:00 në Arabinë Saudite).

Të parat që do të zbresin në fushë do të jenë Napoli dhe Milani, ndërsa të nesërmen do të luhet takimi mes Bolonjës dhe Interit.

Napoli – Fitues i Serisë A

Bolonja – Fitues i Kupës së Italisë

Interi – I dyti i Serie A

Milani – Finalist i Kupës së Italisë

Vitin e kaluar Arabia Saudite kishte caktuar për katër klubet që morë pjesë rreth 22.5 milionë euro. 

Vjet Milani përfitoi 9.5 milionë euro si fitues i trofeut. Kjo shifër shkoi në 11 milionë euro, pasi klubi pranoi që të zhvillonte një miqësore me një klub vendas.

Interi si finalist përfitoi 6.7 milionë euro. Juventus përfitoi 2,4 milionë euro, ndërsa Atalanta 2,4 milionë euro.