Nën hetim/ Pas vendimit të GJK, Balluku karshillëk GJKKO e SPAK, i kthehet punës…

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u rikthye në detyrë pasi Gjykata Kushtetuese ngriu efektet e pezullimit të vendosur nga GJKKO. Ajo ka vijuar normalisht aktivitetin zyrtar, duke marrë pjesë edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, pa dhënë komente publike.

Presioni i ashpër që Rama i bëri anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese e ka kthyer edhe një herë në qendër të aktiviteteve Ballukun. 

Zëvendës kryeministrja iu rikthye normalisht ushtrimit të funksioneve zyrtare si numri dy i qeverisë dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi Gjykata Kushtetuese ngriu efektet e pezullimit të caktuar nga Gjykata.

Ajo e ka qepur gojën dhe nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat gjatë lëvizjeve të sotme. 

Ndërkohë që Gjykata Kushtetuese më 22 Janar do të shqyrtojë çështjen Balluku me themel.