Bisedimet Ukrainë-SHBA, WSJ: SHBA-të nuk janë të gatshme të bëjnë lëshime në planin e paqes
Bisedimet në Berlin midis ukrainasve dhe amerikanëve po hasin në vështirësi, pasi pala amerikane duket se nuk është e gatshme që të bëjë kompromis mbi draftmarrëveshjen e saj të paqes.
Kështu raporton Wall Street Journal, pas raundit të parë të djeshëm të bisedimeve, që do të vijojnë edhe sot.
Burime për median bënë me dije se “Negociatat midis Ukrainës dhe partnerëve të saj perëndimorë janë shndërruar në një tërheqje litari, edhe pa pjesëmarrjen e Rusisë në tryezën e negociatave”.
Uashingtoni po shtyn për zgjidhje të shpejta, ndërsa presidenti ukrainas Zelensky dhe evropianët pohojnë se mbeten dallime të rëndësishme si mbi tërheqjen nga Donbasi ashtu edhe për përcaktimin e qartë të garancive.
Më herët, u raportua se Zelensky ka pruar të heqë dorë nga aspiratat e Ukrainës për të hyrë në NATO. Ky veprim shënon një ndryshim të madh për Ukrainën, e cila ka luftuar për t’u bashkuar me NATO-n si një mbrojtje kundër sulmeve ruse dhe e ka një aspiratë të tillë të përfshirë në kushtetutën e saj.
Ai gjithashtu përmbush një nga qëllimet e luftës së Rusisë, megjithëse Kievi deri më tani ka qëndruar i vendosur kundër lëshimit të territorit ndaj Moskës.