Berisha: Lapaj ka vendosur të bëjë maksimumin e asaj që mund të bëjë dhe po bën

I pyetur nga gazetarët për protestën e Adriatik Lapajt tek kryeministria, Berisha tha se, “Lapaj ka vendosur të bëjë maksimumin e asaj që mund të bëjë dhe po bën”.

Berisha: Tani, siç e di ti kjo Foltorja jashtë kryeministrisë ka filluar javë më parë.

Adriatik Lapaj ka filluar një protestë për të cilën unë e përshëndes dhe e përgëzoj. E mbështes protestën e tij dhe aktin e tij. Padiskutim.

Ai zotëri ka vendosur të bëjë maksimumin e asaj që mund të bëjë dhe po bën.

Kaq mund të them për të.