Probleme me regjistrimin e pronës, qytetari: Banesa e nënës, pas 7 vitesh ende pa zgjidhje në Hipotekë
Luan Trashani, 58-vjeç, banues në lagjen “Ndoc Mazi” të Shkodrës, denoncon vonesat dhe sorollatjet që i shkakton Hipoteka për një banesë të blerë në vitin 1959.
Banesa ishte regjistruar në emër të nënës së tij, e cila tashmë ka ndërruar jetë.
Trashani kërkon që prona të kalojë tek trashëgimtarët tre vëllezërit dhe motra e tyre por çështja nuk ka marrë zgjidhje për shtatë vite.
“Kam kaluar tek 14 drejtorë të ndryshëm, por asnjëri nuk më ka dhënë të drejtë. Futem në Hipotekë dhe më shohin si armik, nuk më kryejnë punë,” shprehet Trashani, duke shtuar se ka edhe frikë nga konfliktet që mund të lindin për shkak të këtij problemi.
Trashani i është drejtuar SYRI TV për të kërkuar ndërhyrjen e institucioneve dhe një zgjidhje të drejtë.
Denoncimi i tij është një tregues i qartë i problemeve që qytetarët përballen me institucionet dhe mungesës së përgjegjshmërisë së qeverisë.