Bastisi banesën e Giggio Donnarumma-s, i jep fund jetës në burg
Një person i përfshirë në vjedhjen e banesës së portierit aktual të Manchester City-t, Gianluigi Donnarumma, në Paris, ka ndërruar jetë në burg, raporton ‘Le Parisien’.
Vjedhja kishte ndodhur gjatë kohës që Donnarumma luante për PSG-në. Sipas hetimeve, i dyshuari u var në qelinë e tij, ndërsa hetimet zbuluan se ata që kishin urdhëruar krimin e kishin torturuar për muaj të tërë. I dyshuari ishte në paraburgim prej disa javësh duke pritur gjykimin.
Gianluigi Donnarumma u transferua nga Paris Saint-Germain te Manchester City në gusht 2025 për 30 milionë euro.
Ky incident vjen si një tronditje e re për portierin italian, pas peripecive të mëparshme që lidhen me sigurinë e tij jashtë fushës.