Berisha: Altin Dumani dhe Irena Gjoka kanë hyrë në galerinë e turpit të drejtësisë shqiptare

Kreu i PD Sali Berisha, deklaroi se ish-drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, së bashku me gjyqtaren e Gjykatës Kushtetuese, Irena Gjoka, kanë hyrë në atë që e cilësoi si “galeria e turpit të drejtësisë shqiptare”.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese kanë përqendruar në një dorë të vetme funksionet e Faktit, Apelit dhe Gjykatës së Lartë për masat e sigurisë, duke i hequr kompetencat sistemit të drejtësisë në mënyrë të paprecedentë.

Berisha theksoi se kjo situatë shënon një kapitull të errët për drejtësinë në vend, duke kujtuar se vetëm një vit më parë e njëjta gjykatë refuzoi të shqyrtonte kërkesën e 30 deputetëve të Partisë Demokratike, pavarësisht se Kushtetuta e përcakton qartë një të pestën e deputetëve si subjekt të legjitimuar për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Deklarata e plotë:

Nuk është mesazhi i fundit për Altin Dumanin.
Ai, bashkë me Irena Gjokën, ka hyrë në galerinë e turpit të historisë së drejtësisë shqiptare.
Nuk është e fundit.
Ai ka hyrë në galerinë e turpit dhe të krimit.
Por siç e patë, Irena ka të tjera plot, Altinë ka të tjerë plot, me vendimin që mori Gjykata Kushtetuese, duke i marrë pushtetin plotësisht sistemit të drejtësisë, duke bërë Faktin, Apelin dhe Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë që nuk mund ta bënte kurrë.
Mos harroni se kjo gjykatë një vit më parë ka hedhur poshtë, nuk ka pranuar të shqyrtojë kërkesën e 30 deputetëve të PD me pretekstin absurd që nuk legjitimohen, në një kohë kur Kushtetuta në mënyrë taksative përcakton një të pestën e deputetëve si institucion që mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese.