Berisha: Altin Troplini u lexoi agjentëve të BKH urdhrin e Ramës për armatosjen me ‘patllake druri’ që e tmerruan
Lideri i opozitës, Sali Berisha, përpara ambienteve të SPAK-ut, ka deklaruar se drejtuesi i BKH-së, Altin Dumani, u kishte lexuar agjentëve një urdhër të kryeministrit Edi Rama për çarmatimin e tyre dhe zëvendësimin e armëve me “patllake druri”. Berisha u shpreh se ky vendim, është marrë pasi agjentët e BKH-së “kanë tmerruar kryeministrin”, duke e cilësuar situatën si të paprecedentë dhe skandaloze për një shtet ligjor.
Lideri i opozitës tha se kryeministri e ka mbajtur të fshehtë për më shumë se 20 ditë këtë zhvillim, ndërsa shtoi se lajmi është bërë publik vetëm një ditë pas vendimit që ai e quajti antikushtetues dhe antiligjor të Gjykatës Kushtetuese.
Sipas Berishës, këto veprime përbëjnë një akt të turpshëm dhe të pashembullt në historinë e Europës dhe më gjerë për një vend që pretendon të jetë shtet i së drejtës.
Deklarata për media:
Mirëmëngjes dhe një përshëndetje të përzemërt.
Po të kërkoni ju të futeni në atë ndërtesë, nuk u lejojnë sepse po zhvillohej një takim shumë i veçantë.
Altin Troplini kishte mbledhur BKH-në dhe u lexonte urdhrin e fundit të Edi Ramës.
Do të çarmatosen që të gjithë agjentët e BKH dhe do armatosen me patllake dërrase.
Më patllake të vërteta nuk do ketë, se na e tmerruan kryeministrin.
Dhe e kishte mbajtur të fshehtë 20 e ca ditë.
Shkuarjen e agjentëve të BKH në kryeministri me patllake, Rama i tmerruar e mbajti të fshehtë 20 e ca ditë dhe e nxori të nesërmen e vendimit të Irenave të Kushtetueses.
Të vendimit antikushtetues, antiligjor, të turpshëm, të paprecedent në historinë e Europës dhe botës për një vend me shtet ligjor.