EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, arrestohet në Kukës 24-vjeçari, pritet ekstradimi
Një 24-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Kukësit, me qëllim ekstradimin drejt Kosovës.
I riu Selmir Çinari, banues në fshatin Borje, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet kosovare, për vjedhje të rëndë, ndërsa është kapur në fshatin Borje.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Kosovë, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 24-vjeçarit.
Kukës
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet kosovare, për vjedhje të rëndë, kapet në fshatin Borje dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 24-vjeçari.
Në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës Operacionale Kukës, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lokalizuan, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasin:
S. Ç., 24 vjeç, banues në fshatin Borje.