Bayern mendon të blejë mesfushorin e Tottenham Hotspur, Eric Dier

Bayern i Munihut ka vendosur të bëjë një ofertë 50 milionë sterlina për mesfushorin e Tottenhamit, Eric Dier, siç raporton sot The Sun.

Më herët, klubi londinez ka refuzuar çdo ofertë nga Manchester United për lojtarin e Anglisë, por kampionët e Gjermanisë besojnë se mund ta bindin për ta shitur.