‘Një hero i vërtetë’/ Berisha nxjerr VIDEO-n nga neutralizimi i agresorit në Australi: Akt i shëmtuar terrorist…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me sulmin terrorist antisemit të ndodhur në Bondi të Australisë.
Në postimin e tij në Facebook, Berisha ka publikuar videon e neutralizimit të agresorit nga një qytetar i thjeshtë, i cili i është hedhur në qafë nga mbrapa dhe ka arritur t’i marrë armën e zjarrit me të cilën po kryente sulmin tragjik.
Berisha e ka quajtur ‘një hero të vërtetë’, si dhe ka shprehur ngushëllimet më të ndjera familjarëve të viktimave, duke dënuar me ashpërsinë më të madhe aktin e shëmtuar terrorist.
Postimi i plotë:
Një hero i vërtetë.
Miq, një terrorist antisemit në Bondi, Australi në një akt makabër ekzekutoi 11 qytetarë të pafajshëm vetëm se ishin hebrej. Por një qytetar trim dhe hero u hodh si luan mbi terroristin dhe e neutralizoi atë. Ngushëllimet më të ndjera familjarëve të viktimave dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin e shëmtuar terrorist dhe nderim qytetarit guximtar që me aktin e tij heroik rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar qytetarët e pafajshëm. #sb