E shemb me grushta vajzën e vogël, arrestohet durrrsaku

Një ngjarje është e rëndë është regjistruar nga policia e Durrësit. Një 44-vjeçar nga qyteti bregdetar është arrestuar në flagrancë, pasi akuzohet se ka goditur me grushta vajzën e tij të mitur.

Sipas policisë, “u arrestua në flagrancë shtetasi F. Gjergji, 44 vjeç, banues në Durrës. Më datë 05.06.2017, në banesë ka goditur me grushta vajzën e tij shtetasen R.Gj. 12 vjeçe”.

44-vjeçari akuzohet për veprën penale "Dhunë në familje", parashikuar në nenin 130/a të Kodit Penal.