", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/December/14/auto_078f8a70-634b-11f0-ba6f-83c0b591c7481765728926.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

Sulmi terrorist në Sydney, reagon Merz: Më la të tronditur, duhet ta luftojmë antisemitizmin

Një incident dhune me armë ka ndodhur në plazhin Bondi, ku u vranë të paktën 12 persona dhe 29 të tjerë u plagosën, teksa kremtohej festa fetare nga komuniteti hebre

Gjermania ka dënuar ashpër sulmin terrorist në Australi, ndërsa kancelari Merz ka reaguar me një postim në rrjetin e tij X.

Ai e ka quajtur sulmin, një sulm ndaj vlerave të përbashkëta dhe bënë thirrje për ta luftuar antisemitizmin.

“Sulmi antisemit në plazhin Bondi gjatë Hanukkah më lë thellësisht të tronditur. Mendimet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre. Ky është një sulm ndaj vlerave tona të përbashkëta. Ne duhet ta luftojmë antisemitizmin këtu në Gjermani dhe në mbarë botën”, shkruan Merz.