SYRI TV/ Berisha: Vendimi i GJK u shkrua nga Rama, GJK i dha kohë Ballukut të prishë provat’
Lideri i opozitës Sali Berisha mbajti sot një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, ku deklaroi se Gjykata Kushtetuese, me heqjen e pezullimit për Belinda Ballukun, i dha Edi Ramës licencë për të vjedhur pa siklet.
Kryedemokrati u shpreh se e vetmja rrugë për të ndalur Edi Ramën është rruga dhe protestat që do të nisin pa ndalim më 22 dhjetor. Me presionet që kryeministri i bëri SPAK, Berisha theksoi se nuk ka pritëshmëri për ndryshime në sjellje nga ky institucion.
I pyetur mbi qëndrimin e opozitës në ditët në vijim, Berisha deklaroi se protestat do të jenë të të gjitha formave deri në rrëzimin e Edi Ramës dhe hapjes rrugë të zgjedhjeve të parakohëshme me garantimin e kthimit të votës së lirë nëpërmjet qeverisë teknike.
SYRI TV
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha hodhi akuza se vendimi i Gjykatës Kushteteusë për të lënë në detyrë zv kryeminsitren Belinda Balluku, është shkruar në zyrat e Edi Ramës, dhe i jep licencë kreut të qeverisë dhe ministrave të tij të vjedhin pa dhënë llogari. Deklaratën, Berisha e bëri gjatë një komunikmi në rrjetet sociale me qyetarët, nga ku denoncoi diktimin e vendimit të kushtetueses me presion dhe rryshfet nga Edi Rama.
Për të ndalur vjedhjet e Edi Ramës dhe qeverisë, Berisha sheh si të vetmen zgjidhje, rrugën. Ai ftoi qytetarët të dalin masivisht në shesh me 22 dhjetor, për të çelur siparin e protestave pa kthim.
Protestat tha Berisha do të vazhdojnë deri në rikthimin e votës së lirë, me qeveri teknike.
I pyetur nga qyetarët nese do të ketë ndryshim në SPAK, pas zgjedhjes së kreut të ri Klodian Braho, Berisha theksoi se nuk ka pritshmëri, nisur edhe nga presionet e fundit të Edi Ramës ndaj Prokurorisë Speciale.
Nisur nga zhvillimet e një dite më parë në mbledhjen e Kryesisë, Berisha garantoi demokratët se në PD nuk ka përcarje, ndërsa e cilësoi lëvizjen e Ervin Salianjit, si akt që i shërben vetëm qeverisë.
Lideri i opzitës denoncoi sërish grabitjen e Avokatit të Popullit nga qeveria, duke paralajmëruar se pas zgjedhjes së Endri Shabanit do të ndërpritet, çdo formë bashkëpunimi me Edi Ramën.