Nis rënia e lehtë e temperaturave, tek - tuk ndonjë shi

Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë të dielën, ndërsa e hëna mbetet në të njejtat vlera termike, njofton Meteoalb. Të martën nis rënia graduale e temperaturave, rënie që do të vijojë deri të premten kur pritet që termometri të shënojë 4 -5 gradë C më pak.

Sërish e shtuna sjell një rënie me 1 - 2 gradë duke bërë që mesdita të shënoje 6 - 7 gradë.

Tabloja e reshjeve: edhe pse priten shira të pakët e të izoluar në dt. 8 - 10 gusht, territori shqiptar do të mbetet në kushtet e thatësirës deri fundjaven tjetër.