Princi arab ofron shumën marramendëse për Barcelonën

Shokuese për botën e futbollit, por Barcelonës i është ofruar shuma marramendëse.

Princi arab, Mohamed bin Salman, do të ishte i gatshëm të shpenzonte 10 miliardë dollar për të blerë klubin katalanas.

Vetë arabët duan të afrohen edhe më shumë me botën e futbollit, për këtë e konsideruan këtë hap të madh.

Kjo shumë do i jepte kontrollin e plotë të Barcelonës, që ndërkohë do të shpëtonte nga borxhet e shumta.

Fakt ndërkohë mbetet se Barcelona nuk mund të blihet ligjërisht në mënyrë të drejtpërdrejt, pasi ka një model të mbetur pronësie shoqërie.

Për këtë asnjë individ nuk e ka mundësinë që ta blejë, megjithatë mund të investojë.

Struktura e Barcelonës e pengon, ndërsa shuma e raportuar mbetet e paprecedentë.

Për shkak të problemeve financiare, kur prapaskena të tilla dalin në pah hapen gjithmonë debate në klubin spanjoll.