Zelensky: Kievi është i gatshëm të heqë dorë nga aplikimi për anëtarësim në NATO
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ishte gati të braktiste përpjekjen e Kievit për anëtarësim në NATO në këmbim të garancive të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, në një veprim që synon avancimin e bisedimeve të paqes të planifikuara në Berlin.
Kështu ka raportuar Financial Times.
“Po flasim për garanci dypalëshe sigurie midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, domethënë, garanci sipas Nenit 5 (...), si dhe garanci sigurie për ne nga partnerët tanë evropianë dhe vende të tjera si Kanadaja, Japonia dhe të tjera”, u tha Zelensky gazetarëve në një bisedë në WhatsApp.