Vendimi/ Ja kur do të mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD - Çështjet kryesore që do diskutohen
Kryesia e PD njofton se është vendosur që mbledhja e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet të merkurë. Takimi do të nisë në orën 17.00.
Mësohet se rendi i ditës është situata politike në vend, qëndrimet e PD dhe protesta e 22 dhjetorit.
Kujtojmë se në një deklaratë të zhvilluar më herët kreu i PD Sali Berisha theksoi se protesta kombëtare e 22 dhjetorit është fillimi i betejës me këtë regjim.