Berisha: Raporti ndërkombëtar na dha të drejtë se këtu nuk u zhvilluan zgjedhje. Tani gjithçka është në dorë të guximit tonë

Pas interesit të qytetarëve për farsën e 11 majit kreu demokrat tha se, “raporti ndërkombëtar na dha të drejtë se këtu nuk u zhvilluan zgjedhje”.

“ Tani gjithçka është në dorë të guximit tone”, tha lideri i opozitës.

Berisha: Pas raportit ndërkombëtar për zgjedhjet, me të cilën ne përmbushëm një zotim shumë të vështirë, sepse ti mund të dënosh zgjedhjet, por në qoftë se ato nuk përputhen me raportet e vëzhguesve ndërkombëtarë, beteja vështirësohet tmerrësisht.

Se jep argumentin që nuk është një betejë për parime, ideale dhe vlera, por një betejë për karrige.

Ne tani kemi çdo të drejtë t'i kthejmë betejës gjerë në fitoren tonë të plotë.

Dhe ju garantoj që sot jam më i motivuar se kurrë në këtë betejë. Unë, e dashur mike, e kam ditur dhe e kam thënë me dhjetëra e dhjetëra herë se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje.

E kam deklaruar këtë me dhjetëra e qindra herë para zgjedhjeve. Por ajo që na mungonte, na mungonte pikërisht dokumenti ligjor, kombëtar dhe ndërkombëtar i dhunimit të zgjedhjeve.

Tani është gjithçka në guximin tonë, në vullnetin tonë, në përkushtimin tonë.