Berisha: Me zgjedhjen e Shabanit, Rama tregoi se çdo formë bashkëpunimi me të është fasadë

Kreu i PD ka reaguar gjatë bashkëbisedimit me qytetarët edhe për zgjedhjen nga Rama te avokatit të Popullit.

“Me zgjedhjen e Shabanit, Rama tregoi se çdo formë bashkëpunimi me të është fasadë”, tha Lideri i opozitës.

Berisha: Edi Rama firmosi fundin e këtij bashkëpunimi. Ke të drejtë. Nuk ishte vendim i lehtë. Por ne, duke menduar se interesi i qytetarëve është të kenë një avokat që mbron të drejtat e tyre në këtë shtet ku dhunohen nga mëngjes gjerë në darkë, të drejtat.

Duke besuar se, ne e dimë shumë mirë që nuk është ligji që ka fajet, por prapë përmirësimet janë të domosdoshme me ligjin e zgjedhjeve apo reformën, por me aktin që kreu Edi Rama, zgjedhjen e Shabanit Avokat Populli, pasi opozita kishte tërhequr firmat ndaj tij, pra pa firma, ai tregoi se çdo formë bashkëpunimi me të është thjesht fiktive, thjesht fasadë.

Dhe kryesia e Partisë Demokratike mori dje vendimin të ndërpresë çdo lloj bashkëpunimi me mazhorancën e krimit apo pseudo-mazhorancën.