Vlorë/ Kanali i Naunkës, rrezik për shëndetin publik, banorët: Prej 3 vitesh pa pastrim, në dimër na hyn uji në shtëpi
Banorët e lagjes “24 Maji” ngrenë alarmin për gjendjen alarmante të Kanalit të Naunkës, i cili prej më shumë se tre vitesh nuk është pastruar, duke u kthyer në një burim serioz rreziku për shëndetin publik.
Sipas banorëve, gjatë stinës së verës zona pushtohet nga mushkonjat dhe insektet, duke e bërë jetesën të vështirë dhe duke rritur rrezikun për sëmundje, ndërsa në dimër, kanali bllokohet dhe shkakton përmbytje të shpeshta të banesave dhe rrugëve përreth.
"Jemi ankuar vazhdimisht, por askush nuk ka marrë masa. Në verë nuk hapim dot dritaret nga mushkonjat, në dimër na hyn uji në shtëpi,” – shprehen banorët për median.
Situata kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse, pasi neglizhenca e zgjatur po rrezikon shëndetin e komunitetit dhe po dëmton pronën e qytetarëve.
Banorët kërkojnë pastrimin të kanalit dhe një zgjidhje afatgjatë, për të shmangur përsëritjen e këtij problemi çdo vit.