Pesë të arrestuar në Gjermani për sulmin e dyshuar në tregun e Krishtlindjeve

Autoritetet gjermane njoftuan të shtunën se kishin arrestuar pesë të dyshuar për planifikimin e një sulmi terrorist në një treg Krishtlindjesh në Bavari.

Mes të dyshuarve janë tre shtetas marokenë, një shtetas egjiptian dhe një shtetas sirian.

Sipas raportimeve të medias gjermane Bild, informacioni vendimtar që çoi në arrestimet u sigurua nga një agjenci e huaj e inteligjencës.

Autoritetet gjermane nuk kanë dhënë ende detaje të tjera lidhur me objektivin e saktë apo fazën në të cilën ndodhej plani i dyshuar, ndërsa hetimet vijojnë.