Filmi 'Majonezë' i regjisores italiane Grandinetti dhe xhiruar në Ersekë nominohet për Oscar 2026

‘Majonezë’ filmi me metrazh të shkurtër, i regjizores italiane, Giulia Grandinetti, ndërsa skenat janë xhiruar në ë Kolonjë (Ersekë dhe Rehovë) në Shqipëri është nominuar për të garuar në Oscar 2026.

Filmi është xhiruar në bardhë e zi.

Pas çmimit në Festivalin prestigjioz i American Film Institute (AFI) në Los Anxhelos , - në tetor iu  akordua çmimi për filmin më të mirë të shkurtër – dhe  çmimit në pranverë  në festivalin e Filmit të shkurtër në Bruksel, “Majonezë” renditet mes mbi 200 filmave të shkurtër “live action” nga e gjithë bota të pranuar për edicionin e 98-të çmimeve Oscar.

Anëtarët e ‘Academy of Motion Picture’ votuan favoritët e tyre deri më 12 dhjetor; më 16 dhjetor do të shpallen 15 titujt që mbeten në garë deri në votimin e dytë, i cili përcakton finalistët. “Të jesh këtu është e pabesueshme,” shpjegon regjisorja, e lindur në vitin 1989 në Macerata dhe e rritur në Potenza Picena.

Los Anxhelosi më duket njëkohësisht familjar dhe ekzotik: padyshim unik!”, i tha ajo ANSA-s

”Deri tani kam marrë reagime inkurajuese, filmi i shkurtër po pëlqehet shumë,” thotë ajo në prag të një prej shfaqjeve të shumta për votuesit e Academy-t.

“Majonezë” është historia e Elyrias (e luajtur nga aktorja italiane Caterina Bagnulo), një vajzë e re shqiptare  që jeton në një fshat të Shqipërisë rurale (Rehovec).

Është dimër: ajo duhet të zgjohet herët dhe të vishet trashë për të nxjerrë delet në kullotë.

Vajza bie në dashuri me një djalë serb, Goranin (I luajtur nga aktori italo-serb Alessandro Egger), një i ri vendas, i mbuluar me tatuazhe , ndërsa familja e saj është shqiptare.

Ky nuk është i vetmi akt rebelimi ndaj një babai autoritar dhe tradicionalist (i interpretuar në mënyrë të shkëlqyer nga Julian Jashar, një inxhinier mekanik nga Erseka i cili në këtë film u zgjodh si aktor), i cili I imponon martesën me një burrë më të madh.

Elyria arratiset, por në këtë himn për lirinë, të kundërtat zbehen: e lëkundur mes një babai tiran dhe një princi, historia merr një drejtim të papritur.

Kështu ka lindur filmi i gjatë 22 minuta, me një kthesë të papritur. “Në dimrin e vitit 2019, udhëtova për një muaj e gjysmë në Ballkan me partnerin tim të atëhershëm. Kishim pak para, një valixhe dhe aparatin fotografik. Në jug të Shqipërisë, në një moment vendosëm të merrnim një rrugë dytësore, që doli plot pengesa: na u deshën tre orë për të përshkuar pesëmbëdhjetë kilometra. Në fshatin e parë u ndalëm dhe menjëherë ndjeva një vibrim të veçantë, si jashtë kohe.”

Grandinetti u kthye në Ersekë katër vjet më vonë, këtë herë me qëllim dhe me ide të qarta. “Në tetor përgatitëm setin, në dhjetor xhiruam për tre javë. Në pranverë filmi i shkurtër ishte gati,” shpjegon ajo. “Doja të reflektoja mbi çfarë është e mundur dhe çfarë jo. Dhe kush e vendos këtë? Nga kjo dikotomi nisa të mendoj për një film që të rrëfente edhe kontraste të tjera. Disa estetike, si bardhë e zi-ja, meritë e drejtorit të fotografisë Ilya Sapeha, apo ritmet e pezulluara të alternuara

Të tjerat janë dhe konceptuale: e mira dhe e keqja, mashkullorja dhe femërorja, tradita dhe bashkëkohësia, Shqipëria dhe Serbia: si dy Romeo dhe Zhulieta modernë, Elyria dhe Gorani ndahen nga origjinat e tyre” Por vepra evokon forcën e nuancave, të gri-ve, të rebelimit si një rrugë e tretë. “Për të ndryshuar diçka, nis nga gjërat e vogla. Si zgjedhja e salcës që duam për të shoqëruar patatet e skuqura.”