Knesset miratoi vendbanimet e reja në Bregun Perëndimor të pushtuar/ Jordania: Izraeli s’ka sovranitet!
Jordania kritikon lëvizjen izraelite për të legalizuar vendbanimet e reja në Bregun Perëndimor të pushtuar
Ministria e jashtme e vendit thotë se “dënon fuqimisht ratifikimin nga qeveria izraelite të themelimit dhe legalizimit të 19 vendbanimeve të paligjshme koloniale në Bregun Perëndimor të pushtuar”.
Një deklaratë e ministrisë e quajti këtë veprim, “një shkelje të hapur të së drejtës ndërkombëtare” dhe “të së drejtës humanitare ndërkombëtare”, duke shtuar se kjo minon “përpjekjet për një zgjidhje me dy shtete” dhe se “Izraeli nuk ka sovranitet mbi Bregun Perëndimor të pushtuar”.
Kabineti izraelit miratoi të premten krijimin dhe legalizimin e vendbanimeve, të cilat janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar./ Al Jazeera.