Franca fiton Junior Eurovision, ndërsa Shqipëria renditet në vendin e 6-shtë
Franca fiton Junior Eurovision 2025, me këngën ‘Ce Monde’, duke marrë maksimumin e votave të jurisë dhe të publikut.
Në vend të dytë në këtë spektakël muzikor për fëmijë u rendit Ukraina, ndërsa në vend të tretë, shteti organizator, Gjeorgjia.
Shqipëria u klasifikua në vend të gjashtë nga 18 shtetet konkurente në garë. Kroni Pula, me këngën ‘Fruta Perime’, u vlerësua veçanërisht mirë nga publiku, i cili i dha pikë mjaft të larta, përfaqësueses në moshën më të vogël në garë.