Ish-ambasadori, Agim Nesho, për Fox News: Qeveria e Ramës ka kapur shtetin
Në shkrimin e publikuar sot në Fox News ish ambasadori i Shqipërisë në në SHBA dhe në OKB, Agim Nesho tha se rasti i Ballukut tregon se "qeveria Rama nuk jep asnjë shenjë se merr përgjegjësi morale apo se i lë drejtësisë hapësirë të veprojë e pavarur. Përkundrazi, duket se synon ta mbrojë zonjën Balluku, duke e paraqitur veprimin e gjyqësorit si një sulm ndaj ekzekutivit".
Ish-ambasadori në Uashington tha gjithashtu se "ndikimi mbi Gjykatën Kushtetuese mund të jetë një përpjekje për të krijuar një precedent mbrojtës, i cili mund të jetë i dobishëm nëse hetuesit do të kërkonin ndonjëherë të përfshinin vetë zotin Rama në hetimet e tyre".
"Po bëhet gjithnjë e më e qartë se mbreti është lakuriq," tha Nesho, duke shtuar se qeverisja e Ramës ka përfunduar në "kapje të shtetit", pasi "mungesa e kontrollit dhe balancës ka lejuar një sistem të përsëritur korrupsioni gjatë disa mandateve të tij", shkruan Fox News.