Berisha: Do caktojmë se kur do mblidhet Këshilli Kombëtar për vendimet mbi betejën përfundimtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në mbledhjen e kryesisë se do të caktohet së shpejti data e mbledhjes së Këshillit Kombëtar.

Sipas tij, ky forum do të analizojë situatën politike dhe do të marrë vendime për betejën përfundimtare të PD-së për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Berisha theksoi se partia nuk do të bëhet pjesë e asaj që ai e quajti një farsë zgjedhore dhe se synimi mbetet rrëzimi i qeverisë. Ai shtoi se ekzistojnë dokumente dhe ligje ndërkombëtare që provojnë se procesi ka qenë farsë.

FJALA E BERISHËS:

Së fundmi, kjo mbledhje duhet të caktojë në afatin e duhur kohor, thirrjen e Këshillit Kombëtar të PD për analizën e situatës ku jemi dhe për të përcaktuar me Këshillin Kombëtar, për të marrë vendime të tjera, dhe për t’i siguruar vendimet e kryesisë mbi përqendrimin e PD me të gjithë burimet, forcën, resurset e saj, në drejtim të një beteje përfundimtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Rrëzimin e qeverisë.

Pra, alternativa do shkojmë ne drejt një farsë, secili duhet ta pyesë veten, dhe të bëhemi stoli në farsë, jo, nuk shkojmë.

Kemi dokumentin ndërkombëtar, kemi ligjin ndërkombëtar që tregon se ishte farsë.