Protestat në Rumani: 'Drejtësi, jo mafie', ndërsa në Shqipëri duhet: 'Drejtësi, jo narkomafie'!
Nga Petrit Vasili
Rumania dhe protestat masive atje kundër drejtësisë së kapur janë vërtet shumë domethënëse sepse kanë kapur zemrën e problemit me moton:
“Drejtësi, jo mafie”.
Drejtësia me regji, e kapur pra drejtësia narkomafioze është pra zemra e problemit edhe në Shqipëri bile shumë shumë më keq se në Rumani.
Fakti shumë kuptimplotë që megjithëse medemek në Shqipëri u bë Reformë në Drejtësi, por korrupsioni, kriminalizimi dhe antiligji janë në nivelet më të larta se kurrë është prova që sistemi i ri është i kalbur, i kapur dhe me regji.
Drejtësia e drejtuar nga qeveria që nuk ndëshkon të korruptuarit e qeverisë, por ka prioritet që të godasë opozitën duke shkuar nga parimi mafioz i ekuilibrimit të fajëve maxhorancë opozitë, pra bëjmë sikur godasim pushtetin dhe menjëherë shpikin diçka kundër opozitës.
Një pushtet absolut 13 vjeçar që ka në grusht gjithë pushtetet s’mund të ekuilibrohet kurrë nga një opozitë pa asnjë pushtet as ekzekutiv, lokal apo të ndonjë lloji tjetër.
Fajë qindra milion euro të pushtetit bëjnë sikur nuk shihen nga drejtësia narkomafioze.
Bëjnë sikur akuzojnë pushtetin për përgjegjësi minore qesharake për të bërë sikur lajnë gojën, për të shmangur përballjen ligjore për fajë, që shkojnë me miliarda euro.
Paprekshmëria e Ramës, përgjegjësitë e të cilit ulërijnë dhe i njeh gjithë globi janë të pamundura të shihen nga drejtësia e re duke i dhënë hapësirë, kohë dhe mbështetje korrupsionit dhe pastrimit të parasë.
Nga ana tjetër akuzat qesharake ndaj Berishës dhe Metës provojnë qartë se kjo drejtësi është modeli më i neveritshëm i padrejtësisë me regji.
Shkurt drejtësia mafioze me regji është shndërruar në bunkerin, që mbron korrupsionin si dhe që e amniston atë hapur duke minuar çdo orë dhe minutë Republikën dhe barazinë përpara ligjit.
Rumania është në protestë ndaj asaj që demostruesit atje e quajnë: “Drejtësi, jo mafie”.
Në Shqipëri e njëjta parullë vlen me një ndryshim të “vogël”: “Drejtësi, jo narkomafie”, që duhet të jetë edhe motua e protestave të opozitës sepse vetëm në këtë mënyrë shembet bunkeri i fundit ku është strukur Rama dhe qeveria e kapur nga narkomafia që po shkatërron vendin çdo ditë.