Shkodër/ Sherri me thika pranë gjimnazit, policia arreston dy të rinj dhe procedon disa të mitur
Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Shkodrës në lidhje me sherrin e dhunshëm të ndodhur mesditën e djeshme në afërsi të gjimnazit “Shejnaze Juka”.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, në pranga kanë rënë Klevin Thepi, 24 vjeç, dhe Doronesto Kulla, 19 vjeç. Ndërkohë, ka nisur procedimi penal edhe për pesë shtetas të mitur, katër prej të cilëve 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në rrugë, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ku për motive të dobëta palët janë konfliktuar fizikisht me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të dëmtuar lehtë dy të mitur 17-vjeçarë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasit K. Th., 24 vjeç, dhe D. K., 19 vjeç, dhe filluan procedimin penal për pesë shtetas të mitur (4 prej tyre 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar).
Këta shtetas, në rrugë, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe si pasojë, kanë pësuar dëmtime të lehta dy shtetas të mitur 17-vjeçarë.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.