VIDEO/ Shkrumbohet gjatë natës supermarketi në Kryebushat të Vau Dejës, dëme të mëdha materiale
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë orëve të para të mëngjesit supermarketin në Kryebushat, njësia administrative e Vau Dejësit.
Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë shpërthyer rreth orës 01:00, duke shkrumbuar pothuajse tërësisht ambientet e supermarketit dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë forcat zjarrfikëse nga Shkodra, Vau Dejës dhe Lezha, të cilat pas disa orësh pune intensive kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në objekte të tjera përreth.
Fatmirësisht, nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.