VIDEO/ Makina përplas qytetarin në Skelë, kalimtarët i japin ndihmën e parë, ndërsa ambulanca vonohet
Një aksident ka ndodhur sot në rrethrrotullimin e Skelës në Vlorë, ku një automjet tip BMW ka përplasur një qytetar që po lëvizte me biçikletë.
Sipas qytetarëve që kanë parë ngjarjen, dyshohet se personi me biçikletë i ka prerë rrugën automjetit, duke shkaktuar përplasjen.
I lënduari ka marrë dëmtime të lehta, ndërsa qytetarët e pranishëm i kanë ofruar menjëherë ndihmën e parë. Policia ka mbërritur në vendngjarje për të menaxhuar trafikun dhe për të kryer veprimet procedurale.
Sipas dëshmitarëve, autoambulanca është vonuar, duke ardhur disa minuta pas thirrjes së bërë. Hetimet po vazhdojnë për sqarimin e plotë të dinamikës së aksidentit.