Qytetari denoncon katër atentate dhe ‘kafen e krimit’ në Elbasan: Na helmuan, shkatërruan qytetin

Gjatë diskutimeve në foltoren e mbajtur në Elbasan, një qytetar denoncoi se ka qenë viktimë e katër atentateve dhe ka kaluar tre operacione në stomak në Romë. Ai u shpreh për “kafen e krimit” në Elbasan, ku sipas tij janë helmuar disa persona, përfshirë edhe vetë atë.

Qytetari akuzoi drejtues politikë për shkatërrimin e qytetit dhe të universiteteve, ndërsa theksoi vlerësimin e tij për doktor Berishën dhe qëndrueshmërinë e tij gjatë vitit.

Ai denoncoi rreziqet që po i kanosen qytetarëve dhe ndikimin e ngjarjeve kriminale në jetën publike, duke sjellë në vëmendje përplasjet mes autoriteteve dhe komunitetit.

'Më kanë bërë katër atentate, doktor. Kam bërë tre operacione në stomak në Romë. Kemi një kafe të krimit në Elbasan. Kafja e krimit. Se kush janë? Kafja e krimit, mbi të cilën janë helmuar disa vetë. Edhe mua aty më helmoi. Ai, vulhumburi që shkatërroi qytetin e Elbasanit. Njëri shkatërroi qytetin, tjetri universitetin.

Ishte i 125-vjetori i lindjes së babait tim. Studioi gjashtë vjet në Austri. La Austrinë dhe për 15 vjet e bëri shtet Shqipërinë. Shkolla ushtrimore, nga e cila janë nxjerrë me qindra normalistë, nuk përmendet fare. Nuk përmendet fare. Po pse e dua unë doktor Berishën? Pse ma bëni babën mësues të kombit? Pa e njohur. I kam qëndruar afër, e njoh me vëmendje. Të gjitha analizat që bëhen. Dhe e di kush është e mira, kush është e keqja. Qëndresa që ka bërë doktor Berisha gjatë këtij viti është një qëndresë fisnikërie, e krahasuar me atë të Trumpit.'- u shpreh qytetari