Aksident rrugor në Lezhë, automjeti përplaset me motoçikletën, 2 të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës, ku një automjet është përplasur me një motor.

Si pasojë e përplasjes, janë plagosur drejtuesi shtetasi me iniciale S.O. dhe pasagjeri i motorit. Të dy të dëmtuarit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje mbërriti policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:40, në lagjen “Skënderbeg”, pranë shinave të trenit, automjeti me drejtuese shtetasen T. B., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin S. O.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri që udhëtonte me të janë transportuar në spital për kontroll mjekësor.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.