Begaj dekreton Genti Shala si gjyqtar në Gjykatën e Lartë

Presidenti Bajram Begaj dekreton emërimin e Genti Shala si gjyqtar në Gjykatën e Lartë.

Emërimi i tij u bë me dekretin nr 471 të 12 dhjetorit 2025. 

Shala ka qenë gjyqtar i Gjykatës së Apelit Tiranë dhe u konfirmua në detyrë më 4 gusht të vitit 2020.