SYRI TV/ Gjirokastër, ngrohja luks për shumë familje në dimër

Në qytetin e Gjirokastrës, ngrohja në dimër është kthyer në luks, pasi në këtë zonë shumë prej banorëve nuk kanë mundësi për kushte optimale në ditët me temperatura afër zeros. Shumë prej banorëve thonë se ngrohja me korrent është e papërballueshme, ndërsa ata që ngrohen me dru shprehen se i ndezin sobat me orare të reduktuara, për shkak se çmimi i një metri kub dru ka shkuar në stratosferë. Ndjekim materialin e përgatitur nga gazetarja jonë, Ervina Shehaj.

Teksa temperaturat kanë nisur të bien ndjeshëm, qytetarët e Gjirokastrës po përballen sërish me sfidën e ngrohjes. Një pjesë e mirë e familjeve thonë se përdorin pajisje elektrike, ndërsa të tjerë zgjedhin ende sobën me dru edhe pse çmimi i një metri kub ka arritur në rreth 70 mijë lekë të vjetra, një kosto e papërballueshme sidomos për moshat e treta.

Banorët shprehen se janë të detyruar t’i ndezin ngrohëset me orare të reduktuara, vetëm në orët më të ftohta të ditës, për të kursyer sa të munden.