Gjykata Kushtetuese në ‘gjunjë’ para presionit të Ramës. Kalon për shqyrtim çështjen 'Balluku'
Pas presioneve të përditshmë, Gjykata Kushtetuese ka pranuar të marrë në shqyrtim pezullimin e të pandehurës Balluku.
Precedentët e mëparshëm të vetë Gjykatës Kushtetuese, siç ishte rasti i mos pranimit të ankimimit të 30 deputetëve të opozitës për rastin e Berishës është thyer.
Sipas burimeve për gazetarin e SYRI-t, Klajdi Bodlli, bëhet me dije se 5 gjyqtarë te GJK kanë votuar 'pro' pranimit të kërkesës së Edi Ramës, ndërkohë që 3 të tjerë kanë votuar 'kundër' shqyrtimit të çështjes së pezullimit të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës.
Me këtë vendim, duket se Kushtetuesja është gjunjëzuar përballë kryeministrit, para një akti përfundimtar që mund të jetë vendimarrja po në favor të kryeministrit.