SYRI TV/ Pensionistët të zhgënjyer me bonususin e fundvitit: Nuk mjafton, duhet rritje e pensionit...
Pensionistët në Belsh janë paraqitur për të tërhequr bonusin e pensionit, por ata shprehen se kjo ndihmë është e pamjaftueshme për shkak të rritjes së kostove të jetesës. Ata bëjnë thirrje shtetit për një rritje reale të pensioneve pasi bonusi një herë në vit është një tallje për ta.
Syri TV
Pensionistët shprehen se me atë pension që marrin nuk mund të përballojnë dot as shpenzimet e ilaçeve e të ushqimeve e se për këtë detyrohen t’ua kërkojnë fëmijëve që punojnë jashtë vendit.
Përballimi i jetesës sipas tyre është mjaft e vështirë e ndonëse kontributi gjatë viteve ka qenë i madh, pensioni që marrin nuk e kalon shifrën 150-200 mijë lekë të vjetra.
Pensionistët thonë se shteti duhet të mendoje për ta gjatë gjithë vitit e jo vetëm në një muaj. Në anën tjetër e gjithë rinia e zonës është larguar në emigrim si pasojë e mungesës së punësimit e kushteve të vështira ekonomike e në lagje dhe banesa ka mbetur vetëm mosha e trete nga dy të moshuar për shtëpi.