Noka dënon kërcënimet ndaj gazetarit Stafa: Pushteti dhe korrupsioni duan që ai të heshtë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar me forcë ndaj kërcënimeve të drejtuara ndaj gazetarit Osman Stafa.

Noka ka dënuar ashpër aktin, duke e cilësuar si një veprim mafioz që synon të heshtë zërin e një gazetari guximtar, i cili ka nxjerrë në dritë aferat dhe shkeljet në sektorin e shëndetësisë.

Reagimi i sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka:

Dënoj me ashpërsi aktin mafioz të kërcënimit të gazetarit guximtar Osman Stafa.

Të vërtetat që Osmani ka nxjerrë zbuluar rreth aferave në shëndetësi kanë shkundur Rilindjen.

Gazetarin investigativ e kërcënon pushteti dhe korrupsioni qeveritar, që me metoda mafioze synon t'i mbyllë gojën të vetmit zë denoncues.