Shkodër/ Sherr mes disa të rinjsh në oborrin e jashtëm të shkollës, tre fëmijë të plagosur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar para pak minutash në zonën e Zdrales të qytetit të Shkodrës, ku tre fëmijë kanë mbetur të plagosur me armë të ftohtë pas një konflikti mes një grupi të rinjsh.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka ndodhur jashtë shkollës “Shejnaze Juka”, në afërsi të saj, ku dyshohet se ka ndodhur një konflikt mes disa të rinjve.

Rrethanat e ngjarjes nuk janë ende të qarta.

Fëmijët e plagosur është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe shoqërimin e personave të përfshirë.