Ish-deputeti i PS kundër Ramës: Kemi një kryeministër që prish, dhunon, minon pasurinë…

Ish-deputeti i PS, Vladimir Kosta ka reaguar në lidhje me deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama ditën e djeshme, ku kërkoi që investitorët e huaj të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri.

Në një postim në Facebook, Kosta ka theksuar se kemi një kryeministër që prish, dhunon, minon pasuritë e shqiptarëve dhe pa pikën e turpit kërkon investitorë të huaj që të investojnë në Shqipëri.

‘Kemi një kryeministër që PRISH, DHUNON, MINON pasurinë që mezi është vënë nga bijtë e tij!...dhe pa pikën e turpit kërkon investitorë të huaj...! Si të zë vendi...’, shkruan Kosta.  

Postimi i plotë:

Dëgjova dje në një bisedë me forumin ekonomik nga Kryeministri : se duhet të investojnë të huaj në Shqipëri...!

Kemi një kryeministër që PRISH, DHUNON, MINON pasurinë që mezi është vënë nga bijtë e tij!...dhe pa pikën e turpit kërkon investitorë të huaj...! Si të zë vendi...