VIDEO/ Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi rikthehet në SPAK
Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi rikthehet në SPAK.
Gazetari I Syri tv Fatjon Gjinaj mëson se Roshit sipas burime do ti komunikohet zgjatja e hetimeve.
Ai është i pandehur për shpërdorim detyre pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për parregullsi në tenderat gjatë periudhës së tij në krye të Bashkisë së Kavajës.
Dëmi ekonomik prej 33 milionë lekësh lidhur me tenderat për rikonstruksionin e qendrës së qytetit dhe ndërtimin e rrugëve të ndryshme.