VIDEO/ Aksident në Durrës, kamioni i pret rrugën makinës
Një aksident pa pasoja në njerëz është regjistruar sot në rrugën e Spitallës, pranë Universitetit. Sipas informacioneve paraprake, një kamion i ka ndërprerë rrugën një automjeti, duke shkaktuar përplasje mes tyre.
Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.
Banorët e zonës dhe drejtuesit e mjeteve ngrenë shqetësimin për mungesën e semaforëve në këtë segment të rënduar nga trafiku, duke e konsideruar atë një faktor që rrit rrezikun e aksidenteve.
Autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.