Ndeshjet e fundit/ Javën tjetër vendoset fati i Dritës dhe Shkëndijës në Ligën e Konferencës
Drita dhe Shkëndija e Tetovës janë në pozita shumë të favorshme për të kaluar në turin me eliminim direkt në Ligën e Konferencës.
Por fati i tyre, ashtu si edhe pozicioni në renditje që përcakton fazën tjetër të turneut, do të mësohet vetëm pas një jave.
Liga e Konferencës, ndryshe nga Liga e Kampioneve dhe Liga e Europës, luhet me vetëm 6 raunde dhe ai i fundit luhet të enjten tjetër, më 18 dhjetor.
Në atë ditë, të gjithë skuadrat do të luajnë në të njëjtin orë, 21:00, përballjet e fundit të tyre nga e cila do të përcaktohet tabela përfundimtare.
Shkëndija luan në transfertë ndaj AEK Larnaka, ndërsa Drita luan në Spanjë përballë Rajo Vakjekanos.
Megjithatë, edhe në rast humbjeje, kombinimet e ndeshjeve të tjera, mund të lejojnë që të dy skuadrat të vazhdojnë më tej në këtë turne në fazën me eliminim direkt të tij, që do të ishte padyshim një sukses shumë i madh për të dy këto klube.
RAUNDI 6
18.12.2025
Ora 21:00
AEK Athinë-Universitatea Kraiova
AEK Larnaka-Shkëndija Tetovë
AZ Alkmar-Jagiellonia
Çelje-Shelbërn
Kristal Palas-KuPS
Dinamo Kiev-Noah
Lozanë-Fiorentina
Legia Varshavë-Linkoln Red Imps
Mainc-Samsunspor
Omonia-Rakov
Rajo Vajekano-Drita
Shakhtar Donjetck-Rijeka
Shemrok Rovers-Hamrun
Sigma Olomuc-Leç Poznan
Sllovan Bratislava-Haken
Sparta Pragë-Aberdin
Strasburg-Breidablik
Zrinjski-Rapid Vjenë