Shtëpia e Bardhë tregon pse Trumpi po mban fasha në dorë?
Fashat e vendosura në dorën e Donald Trumpit kanë tërhequr vëmendjen dhe shqetësimin e gazetarëve, të cilët po pyesin nëse pas tyre fshihet ndonjë problem shëndetësor.
Pamjet e fundit nga paraqitjet publike të presidentit amerikan tregojnë dorën e mbështjellë, gjë që ka ngjallur spekulime dhe diskutime në media.
Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë sqaroi situatën, duke thënë se presidenti është vazhdimisht duke përshëndetur dhe shtrënguar duart me shumë njerëz gjatë takimeve dhe aktiviteteve zyrtare.
Sipas Karoline Leavitt, ky kontakt i shpeshtë ka shkaktuar irritim dhe lodhje në dorën e presidentit, gjë që ka bërë të nevojshme vendosjen e fashave si masë mbrojtëse.Megjithatë, ajo theksoi se nuk ka asnjë arsye për shqetësim dhe se presidenti vazhdon detyrat pa asnjë pengesë.
Ndryshe, 79-vjeçari iu nënshtrua një skanimi me rezonancë magnetike (MRI) në muajin tetor, i cili u konfirmua nga mjeku i tij, Sean P Barbabella.
Dhe mjeku i Shtëpisë së Bardhë shkroi se imazhet kardiovaskulare dhe të barkut ishin "krejtësisht normale".
The bandages on Donald Trump's hand are causing reporters concern
The White House spokesperson explained that the president is constantly shaking hands with everyone. https://t.co/B77McjRQUC pic.twitter.com/bAd5QZoqeq